I prezantuar zyrtarisht të shtunën, Thomas Tuchel, është trajneri i ri i Bayern Munichut. Bild zbulon pagën që do të marrë ish-trajneri i PSG-së në Bavari. Dhe do të jetë më shumë se paraardhësi i tij, Julian Nagelsmann.
Në të vërtetë, media gjermane tregon se Tuchel do të marrë 12 milionë euro në vit, një pagë e ngjashme me atë që merrte te Chelsea dhe PSG.
Për kujtesë, trajneri 49-vjeçar ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri në vitin 2025. Në renditje, Bayern Munich është i dyti, vetëm një pikë prapa Borussia Dortmundit, me të cilët do të përballet me 1 prill.




























