Lille ka fituar 2:1 ndaj Montpellierit, të dielën në kuadër të xhiros së 31-të të Ligue 1 të Francës. Pas pjesës së parë Lille ishte duke pësuar 1:0, ndërsa kthimin e madh e bëri në pjesën e dytë. Kontribut në rikthim të rezultatit dha Edon Zhegrova.

Ai u aktivizua në fillim të pjesës së dytë. Zhegrova nisi aksionin për golin e dytë, ndërsa është shquar edhe me veprime individuale.

Zhegrova u vlerësua me notën 6.7 nga Sofascore.