Mesa duket aksidentet ditën e sotme nuk kanë të ndalur në të gjithë botën, me “bomberin” e Lazio, italianin Ciro Immobile, i cili është përfshirë në një aksident automobilistik pranë stadiumit të kryeqytetasve, “Stadio Olimpico”.

Sulmuesi 33-vjeçar është përplasur me mjetin e tij, tip Land Rover Defender, me një tramvaj, duke e lënë kështu totalisht të shkatërruar makinën e “bomberit” të “shqiponjave”, por për fat të mirë deri më tani raportohet se nuk ka patur humbje jete nga aksidenti.

Sipas asaj çka raporton prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport”, Immobile ka lënduar krahun e tij, ndërsa një tjetër person është dërguar në spital, me këtë të fundit që është dërguar në qendrën shëndetësore nga vetë sulmuesi.

Ndërkaq, sipas raportimeve të metëjshme, Immobile është shprehur pas aksidentit se “faji” ishte i tramvajit, me këtë të fundit që sipas sulmuesit kishte vazhduar rrugën e tij edhe pse semafori ishte i kuq. 

Ciro Immobile is involved in a terrifying car crash after a tram 'smashed  into his vehicle' | Daily Mail Online