Humb jetën tragjikisht Francisco J. Naval Pérez, i njohur shkurt me emrin Paco, lojtar i Chipionas, që militon në Kategorinë e Dytë të të rriturve të krahinës së Andaluzisë, në Spanjë.

Paco u vra me thikë ditën e djeshme nga një tjetër 20-vjeçar me të cilin, me sa duket, nuk kishte asnjë lidhje. Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar.




























