Edon Zhegrova ishte hero i Lillet në duel me Lorient, ku skuadra e yllit kosovar fitoi me rezultat 3-1.
Sulmuesi i talentuar nga Kosova u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të për të dhuruar spektakël në fushë.
Zhegrova realizoi dy gola pranë rezultatit 1-1, ku fillimisht shënoi në minutën e 89-të e pastaj edhe në të 91-tën.
Ishin dy gola spektakolar nga prishtinasi i cili ka sjellë gëzim të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumit të klubit francez.
I gjithë stadiumi ka filluar të këndojë për talentin kosovar, derisa Zhegrova dukej i emocionuar nga ajo që përjetoi nga tifozët e Lille.




























