Shtatë prej lojtarëve të skuadrës së Real Madrid u skadojnë kontrata këtë verë.

Ndonëse ende me asnjërin prej tyre nuk është arritur akordi për vazhdimësinë klubi madrilen po punon me ritme të shpejta për të ruajtur emrat kryesorë.

Benzema, Modric, Kroos, Ceballos, Nacho dhe Asensio pritet që të nënshkruajnë vazhdimësinë me “Los Blancos”, ndërsa i vetmi që do të largohet me siguri është Mariano.