Bayern Munich është duke menduar për sezonin e ri pas eliminimit nga Manchester City në Ligën e Kampionëve, transmeton VAR Kosova.
Klubi i drejtuar nga Thomas Tuchel është duke menduar edhe për të ardhmen e talentit kosovar, Arijon Ibrahimovic, i cili sipas të gjitha gjasave do të huazohet në ndonjë klub vitin e ardhshëm.
Die Bayern Woche raporton se Ibrahimovic, së bashku me Paul Wanner dhe portierin Johannes Schenk janë kandidatë që të shkojnë në huazim në mënyrë që të fitojnë eksperiencë dhe minuta,të cilat momentalisht nuk iu garantohen në Munich.




























