Tetë yje nga skuadra e Chelseat duhet të largohen në afatin kalimtar të verës, në mënyrë që skuadra londineze të mos i thyejë rregullat e “Fair-Playit Financiar”.

Nga skuadra e “bluve të Londrës” në verë pritet të largohen Christian Pulishiq, Hakim Ziyech, Kalidou Koulibaly, Mason Mount, Ruben Loftus-Cheek, Conor Gallagher, Romelu Lukaku dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Chelsea në këtë edicion nuk po kalon formë aspak të mirë.

Në Premier League është në vendin e 11-të dhe ka 39 pikë.

Në ligë nuk ka fitore prej 11 marsit kur e mposhti Leicester Cityn në udhëtim.

Ka seri prej shtatë ndeshjeve rresht pa fitore në të gjitha garat. Në këtë seri ka pesë disfata e dy barazime.