Chelsea është në kërkim të trajnerit pas shkarkimit të Graham Potter, transmeton VAR Kosova.

Favorit kryesor është gjermani Julian Nagelsmann, i cili së fundmi u shkarkua nga Bayern Munich.

Situata është e komplikuar për faktin se Nagelsmann ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026, dhe për këtë arsye Chelseat i duhet të negoicoi me klubin gjerman që ta mbyllin marrëveshjen.