Mallorca e Vedat Muriqit ka shënuar fitore të rëndësishme për të forcuar edhe më shumë pozitën e 10-të në tabelë.

Mallorca të dielën fitoi 3:1 përballë Getafes në xhiron e 30-të të La Ligas spanjolle.

Muriqi luajti deri në minutën e 81-të duke u vlerësuar me notën 6.0 nga Sofascore.

Mallorca ka 40 pikë në 30 ndeshje duke siguruar praktikisht qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.