Barcelona ka fituar 1-0 ndaj Atletico Madridi në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Goli i vetëm për katalanasit u realizua nga Ferran Torres 44′.

Megjithatë, problematike vazhdon të jetë forma e dobët e Lewandowskit, i cili në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një gol. Madje polaku, dështoi të shënoi ose asistoi nga një pozitë tejet e volitshme ku ishte i vetëm përball Jan Oblak i cili kishte lëshuar portën ndërkohë në të djathtë mund të pasonte te Raphina që kishte portën e zbrazur.

Pas javës së 30-të, Barcelona kryeson La Liga me 76 pikë, ndërsa në ndeshjen e radhës ekipi i Xavit luan në transfertë përballë Rayo Vallecanon.