Në Serie A nuk la as gjurmën më të vogël, duke u cilësuar menjëherë si një nga dështimet më të bujshme. Megjithatë, sot Vedat Muriqi ka rilindur në Spanjë me fanellën e Mallorca.

Me të mbërritur te Lazio në verën e vitit 2020, pas një sezoni të mrekullueshëm me Fenerbahce, sulmuesi kosovar jetoi një vit e gjysmë makthi me bardhekaltrit kryeqytetas italianë, duke e përfunduar përvojën e tij të trishtuar me 2 gola ​​në 49 ndeshje.

Shifra emblematike që çuan në lamtumirën e paevitueshme në merkaton e janarit të sezonit të tij të dytë italian. Në kërkim të “gjakut të ri”, bardhekaltrit e huazuan “Piratin” te Mallorca me qëllimin që të mos shpenzonte menjëherë 20 milionët e investuara për të blerë kartonin e tij.

Gjashtë muajt e parë të kaluar në ishullin më të madh Balearik dhanë menjëherë dividentë. Muriqi debutoi kundër Cadiz në La Liga, duke shënuar menjëherë dhe me gjithsej 5 gola kontribuoi në mbijetesën e ekipit të tij.

Një “pajë” e konsiderueshme që e shtyu klubin majorkez drejt blerjes përfundimtare, mbi bazën e një teprice prej 10 milionë eurosh për t’u paguar në arkat e Lazios.

Bomberi i datëlindjes 1994 ka gjetur kështu vazhdimësi dhe terren “pjellor” te Mallorca. Gjithashtu, sezoni aktual ka konfirmuar mirësinë e kombinimit që është krijuar: 13 gola në total, nga të cilët 12 në La Liga, me shumë ‘viktima’ të shquara si Real Madridi dhe Athletic.

Betejë e fituar kjo në La Liga e golashënuesit më të mirë të kombëtares kosovare, në të cilën shënoi me një konsistencë të caktuar vitin e kaluar kalendarik, siç e dëshmuan 5 golat në 6 ndeshje të luajtura në Ligën e Kombeve.