Rodrygo shpjegoi pse e imitoi festën e Cristiano Ronaldos, pasi shënoi golin e parë për Real Madridin kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes, Rodrygo shpjegoi se ai nuk rrëshqiti në fushë për shkak të dhimbjes në gju dhe kështu improvizoi festën e tij si një nderim për “idhullin” e tij.

 “Kur shënova, reagimi im i menjëhershëm ishte të mendoja të bëja një nga ato rrëshqitjet e famshme, por kam një gju paksa të butë kur përkulem. Pastaj më erdhi në mendja ideja e kopjimit të stilit të idollit tim” tha ai.