Milot Rashica ka shënuar gol në fitoren e thellë të Galatasarayt.
Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e katërt për Galatën që fitoi në udhëtim ndaj Alanyasporit me rezultatin 4:1 të martën mbrëma.
Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të Superligës së Turqisë. Rashica e shënoi golin në minutën e 63-të, ndërsa në minutën e 74-t u largua nga fusha. Për Rashicën ishte goli i katërt në 20 ndeshje në Superligën turke.



























