Arbnor Muja përsëri protagonist për Royal Antwerp, transmeton VAR Kosova.

Muja asistoi në mënyrë perfekte për M. Balikwisha, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 48 në fitoren që Antwerp e mori në udhëtim kundër St. Truiden.

Muja është duke kaluar në formë të jashtëzakonshëm dhe pritet të ftohet edhe nga Kombëtarja e Kosovës për takimet e ardhshme kualifikues për EURO kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.