Xherdan Shaqiri ka dhënë mendimet e tij për vështirësitë e Liverpool-it këtë sezon, duke përfshirë rolin e Jürgen Klopp dhe garën për kualifikim në Champions League.

Shaqiri, i cili qëndroi për tri vite në Liverpool, ku fitoi titullin e Premier Ligës dhe Champions League, është shprehur i bindur se Klopp është njeriu i duhur për Liverpoolin.

31 vjeçari u largua në vitin 2021 nga Liverpooli në drejtim të Lyonit, duket se ka ndjekur nga afër ecurinë e ish-klubit të tij këtë sezon, duke thënë për The Guardian se ai e mbështet Jürgen Klopp në “ringjalljen” e klubit.

Megjithatë, ai beson se futbolli i Ligës së Kampionëve do të ishte një avantazh i madh në atë që pritet të jetë një verë ‘busy’.

“Unë besoj te Jurgen. “Shpresoj që ai të qëndrojë sa më gjatë që të jetë e mundur. Ai është një fitore e madhe për klubin. Mendoj se ata do të jenë të zënë në tregun e transferimeve.

“Por unë mendoj se është thelbësore që ata të kualifikohen për në Champions League në mënyrë që të marrin lojtarët që duan”.