Skuadra e Trepçës është vetëm një fitore larg titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça ka triumfuar në ndeshjen e tretë të serisë finale të plejofit ndaj Pejës, të enjten mbrëma.

Në duelin e luajtur në palestrën “Minatori”, Trepça triumfoi me shifrat 97:90 për ta rikthyer avantazhin në rezultatin e përgjithshëm 2:1. Tani, ekipit nga Mitrovica i mungon vetëm edhe një fitore për ta rikthyer titullin e kampionit pas një pritjeje prej 11-të vjetësh.