Vedat Muriqi ka asistuar në barazimin 1-1 të Mallorcas kundër Athletic Bilbaos, transmeton VAR Kosova.

Sulmuesi nga Prizreni asistoi për mrekulli për L. Kang-in, i cili shënoi golin e vetëm për Mallorcan në minutën e 58-të. Mysafirët barazuan rezultatin në minutën e fundit të takimit me anë të Inaki Williams.

Ky ishte asistimi i tretë i Muriqit këtë sezon në La Liga.