Bayern Munich ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, sipas raportimeve në Zvicër.
Xhaka do të largohet nga Arsenali këtë verë dhe gjithçka është e konfirmuar. Pasi shënoi dy gola në ndeshjen e fundit në Premier League, Xhaka u zëvendësua më pas dhe u përshëndet nga i gjithë stadiumi për vitet e tij fantastike me fanellën e “Topçinjve”.
Bayer Leverkusen ishte ekipi i parë që u interesua për të nënshkruar me lojtarin shqiptar, por tashmë duket se rrjedha e lumit ka ndryshuar. Në garë është futur Bayern Munich dhe Tuchel e njeh mirë Xhakën nga periudha kur drejtonte Chelsea.
Thuhet se Bayern i ka ofruar Xhakës një kontratë 3 vjeçare me opsionin e një viti tjetër. Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë mesfushori shqiptar, por ndoshta javën tjetër do të bëhet diçka më konkrete.