Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës duke arritur ta mposht Gjilanin me rezultat 2-0, transmeton VAR Kosova.

Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri mposhti Gjilanin në finale të kësaj gare fal dy golave në pjesën e dytë.

Pjesa e parë e kësaj sfide u përshkrua me një lojë të zbehtë nga të dy skuadrat, por krejtësisht ndryshe ishte pjesa e dytë.

Prishtinasit ia dolën të triumfojnë gjatë kësaj pjese, falë golave të shënuar nga Genc Hamiti (67’) dhe Mërgim Pefqeli (78’).

Gjilanasit ia dolën të shënojnë në minutën e 88-të, por goli i Mevlan Zekës u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Ndryshe, për Prishtinën është hera e tetë në histori të klubit që e fiton Kupën e Kosovës.