Në stadiumin “Fadil Vokrri” është duke u zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës, transmeton VAR Kosova.

Një moment i çuditshëm erdhi para fillimit të takimit, ku tifozët e Prishtinës, ofenduan në kor presidentin e klubit, Remzi Ejupi.

Kujtojmë që Prishtina ka pasur probleme financiare këtë sezon, me drejtuesit e klubit të cilët kanë bërë përgjegjë FFK-në që sipas klubit s’po ua ndan paratë që ju takojnë, duke e rënduar kështu edhe më shumë gjendjen e këtij klub.

Pas zhgënjimit në kampionat, Prishtina, që është më e trofeshmja në këtë garë, sonte e synon triumfin e tetë në histori të klubit.

May be an image of 4 people, people playing football, people playing American football and text

Në anën tjetër, Gjilani e ka fituar vetëm njëherë trofeun e Kupës – para 23 vjetësh.