Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Erden Timur, ka udhëtuar në Angli për t’u takuar me krerët e disa klubeve atje. Një prej klubeve është Norwich City. Timur shpreson ta bindë Norwichin ta shesë Rashicën për 7 milionë euro. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Turqi të enjten.

“Galatasaray është në pritje të transferimit të Milot Rashicës, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në titullin e kampionit. Futbollisti i Kosovës gjithashtu ka zbuluar dëshirën e tij për të qëndruar në Galatasaray. Erden Timur do të ulet me Norwich Cityn me qëllim për ta blerë për 6-7 milionë euro”, shkruan “hurriyet”.

Përveç Rashicës, Galatasary synon edhe transfrimin e Vedat Muriqit, si objektiv kryesor pas largimit të Icardit.

“Ka shumë mundësi që Muriqi të sillet në Stamboll javën e ardhshme”, shkruan portali turk.

Edhe mediume të tjera turke kanë raportuar për mundësinë që Muriqi t’i bashkohet Galatasarayt në javën e ardhshme.