Harry Kane, ka marrë vendim për t’u larguar nga skuadra e Tottenhamit në këtë afat kalimtar.

Thuhet se Kane tashmë ka njoftuar Tottenhamin dhe mësohet se ka zgjedhur ekipin se ku do ta vazhdojë karrierën. 29-vjeçari pritet t’i bashkohet Bayern Munichut, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale, ka raportuar “Sky Sport Germany” të martën.

Sot, Bayern Munich ka ofruar 70 milionë euro plus bonuset për Harry Kane megjithatë duket se kjo ofertë nuk do të pranohet nga klubi anglez.