Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në afatin kalimtar veror mund të rikthehet në futboll turk.
Sipas raportimeve të fundit, skuadra e Galatasarayit është duke tentuar transferimin e sulmuesit nga Prizreni.
Gallata e sheh Muiriqin si pasues ideal të Mauro Icardi, të cilit i ka përfunduar huazimi në Turqi dhe me shumë gjasë do të kalojë te Milani.
Muriqi shkëlqeu në edicionin e kaluar me Mallorcën, ku arriti të realizojë 15 gola në kampionatin spanjoll.
Mallorca raportohet se për largimin e sulmuesit 29-vjeçar kërkon të paktën 10 milionë euro.
Prizrenasi erdhi te Mallorca në janar të vitit 2022 në formë huazimi, ndërsa skuadra spanjolle e bleu kartonin e tij verën e kaluar për shumën e tetë milionë eurove.
29-vjeçari ka pasur një periudhë gjashtë vjeçare në futbollin turk, ku ka luajtur për skuadrat si Giresunspor, Gençlerbirgli, Çaykur Rizespor dhe Fenerbahçe.
Muriqi ka kontratën me Mallorcën deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 15 milionë euro.
Ai ëshë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Kosovës me 23 gola.




























