Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot mëson kundërshtarët në Champions League.

Ballkani që fitoi Superligën e Kosovës në futboll do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Champions League

Shorti do të hidhet me fillim nga ora 14:00 në selinë e UEFA-s në Nyon.

Kampioni i Hungarisë, Ferencvaros dhe ai i Bullgarisë, Ludogorets janë kundërshtarët më të vështirë.

Tre skuadrat tjera të mundshme që mund të përballet Ballkani janë edhe Zalgiris, Shamrock dhe TNS.