Alexis Mac Allister do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Liverpoolit.

Siç raportohet nga mediet britanike, Liverpooli  e ka paguar klauzolën e lirimit prej më shumë se 60 milionë funteve.

Fituesi i Kupës së Botës ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në “Anfield”.

Ndër lojtarët që do të largohet gjithashtu nga Brightoni, është edhe Moises Caicedo, ku Arsenali dhe Chelsea kanë shprehur interesim konkret.