Tirana mund të afrojë dy të rinj në skuadër. Të dy mesfushorë. Bardheblutë janë pranë firmës me ish-lojtarin e Italisë U-17, Alesandro Ahmetaj, dhe kosovarin Eris Abedini.

Nga Gorica mund të mbërrijë 23-vjeçari Alesandro Ahmetaj. Mesfushori qendror i lindur në Itali luan aty prej dy sezonesh dhe vjen nga 28 ndeshje në sezonin e fundit. Ahmetaj ka shënuar dy gola e dy asiste në 1774 minuta të luajtura me ekipin slloven në kampionatin e fundit.

Shumë pranë është kosovari Eris Abedini, që luan me Winterthurin.

Pasi ka përfunduar kontratën me zviceranët, 24- vjeçari mund të mbërrijë në Superiore.

1.90 i gjatë Abedini do të jetë një digë e vërtetë përpara mbrojtjes. I fortë në kontraste dhe i pajisur me një të djathtë të rrezikshme, Abedini do të jetë një pikë force për Shehin.

Firmë pritet edhe me Jonuzin. Bardheblutë kanë gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Refik Halili dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i rekordmenëve të futbollit shqiptar.