Luka Modric nuk largohet nga Real Madrid. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, “Los Blancos” kanë zyrtarizuar rinovimin me mesfushorin e madh kroat.

37-vjeçari do të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit. Pavarësisht se pati oferta faraonike nga Arabia Saudite, 200 milionë euro për 3 sezone, kroati zgjodhi qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Aty ku luan prej gushtit të vitit 2012. Kapiteni i kombëtares kroate (166 ndeshje dhe 24 gola), ka fituar 23 trofe.

Ndërkohë, një nga mesfushorët më të mirë të brezit të tij, fitoi edhe Topin e Artë në vitin 2018, duke lënë pas CR7 dhe Antoine Griezmann.