Gjilani dhe Dukagjini, të cilët përfunduan në pozitën tre dhe pesë në Superligën e Kosovës i kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Përveç Ballkanit, i cili do të ndeshet me Ludogorents në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, sot kundërshtarët i mësuan edhe Gjilani dhe Dukagjini, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kështu, i pari që mësoi kundërshtarin ishte Gjilani, i cili do të ndeshet me Progres Niederkorn të Luksemburgut, ndërsa Dukagjini do përballet me Europa FC të Gjibraltarit.