Sulmuesi i Tottenham, Son Heung-min, sot është një vit më i ri sesa që ishte dje.
Son, tashmë është më i ri pasi Korea e Jugut hoqi zyrtarisht metodën e pazakontë tradicionale të numërimit të moshës të qytetarëve, të cilët konsideroheshin 1 vjeç që në momentin e lindjes.
Ligji u miratua në dhjetor nga presidenti i sapozgjedhur korean, Yoon Suk Yeol, i cili më parë kishte bërë fushatë për shfuqizimin e metodës joortodokse të numërimit të moshës në vend, në mënyrë që ta sillte atë në harmoni me pjesën tjetër të botës.
Dekreti më në fund hyri në fuqi të mërkurën, në të cilën pikë çdo anëtar i popullatës koreane u bë efektivisht një ose dy vjet më i ri në unison.




























