Lionel Messi është duke e kaluar muajin e fundit në Paris Saint-Germain.
Këtë e ka konfirmuar sot trajneri i parisienëve, Christophe Galtier.
“E kisha privilegjin të punoja me lojtarin më të mirë në histori të futbollit. Në këtë fundjavë do të jetë ndeshja e fundit e Messit me PSG-në në ‘Parc des Princes’ kundër Clermont”, deklaroi trajneri i PSG-së.
Messi i kaloi dy sezone në Paris, ndërsa në javët në vazhdim do të vendosë për të ardhmen e tij.




























