“Deja Vu” për Barcelonën me PSG që ia merr edhe një yll pas Neymarit dhe Lionel Messit, transmeton VAR Kosova.
Fjala është për anësorin francez, Ousman Dembele, i cili sipas mediave ndërkombëtare e ka pranuar ofertën e PSG.
Anësori pritet të kalojë në “Parkun e Princave” me PSG që do të paguaj klauzolen e largimit të lojtarit.
Kujtojmë që Dembele u transferua në Barcelonë nga Borussia e Dortmundit për 140 milionë euro.


























