Marcel Brozovic ka arritur kontratë me klubin arab, Al Nassr që do ta bëjë ish mesfushorin e Interit lojtarin kroat më të paguar në histori, transmeton VAR Kosova.

Me një kontratë prej 100 milionë eurosh për tre vjet, Marcelo Brozovic u bë sportisti kroat më i paguar në histori.

Ylli kroat e braktisi Interin e cila skuadër do të përfitoj 18 milionë euro nga shitja e tij.Brozovic do të mbulohet nga milionat në futbollin arab.

Tani ai do të fitojë 90,410 euro në ditë, 3767 euro në orë, 62,79 euro në minutë ose 1,05 euro në sekondë.