Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formën e mirë te Chicago Fire këtë edicion.
Reprezentuesi i Zvicrës ka kontribuar me gol në triumfin e ekipit e tij në kuadër të Kupës së Ligës.Chicago të premten triumfoi me rezultatin 3:2 për ta startuar me fitore këtë garë.
Shaqiri realizoi nga penalltia në minutën e 69-të për ta barazuar rezultatin në 1:1.Goli erdhi pasi portieri e talli Shaqirin duke i thënë se “nuk ke guxim”.



























