PSG ka arritur marrëveshje me Al-Hilal për transferimin e Neymar, transmeton VAR Kosova.

Lajmin është konfirmuar nga gazetari Julien Laurens i cili ka njoftuar se marrëveshja është mbyllur për 90 milionë euro.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Neymar mund të huazohet një sezon në Barcelonë por si duket braziliani do të kalojë direkt në Arabi.