Kampionët e Kosovës Ballkani janë 90 minuta larg fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Pas fitores 4:1 në ndeshjen e parë, krejt çka i duhet skuadrës nga Suhareka është të ruajnë avantazhin prej 3 golave në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Varosi” në Mesokovesdi qytezë në veri të Hungarisë për shkak se UEFA i ka ndaluar klubet bjelloruse të luajnë në vendin e tyre dhe janë të obliguar të luajnë në teren neutral. Ballkani e dominoi në mënyrë absolute ndeshjen e parë në Prishtinë duke I lënë kundërshtarit shumë pak hapësira për të vepruar duke bërë një paraqitje spektakolare.
Forma e mirë që po kalon skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është një element më shumë që qëllimi është afër të arrihet. Për sa i përket lojtarëve të lënduar, Qëndrim Zyba ka udhëtuar me ekipin në Hungari dhe do të rivlerësohet gjendja e tij fizike para ndeshjes për të parë nëse është i gatshëm për të luajtur.
Në listë për këtë ndeshja është futur edhe përforcimi i ardhur së fundmi, Arb Manaj, i cili do të jetë një opsion më shumë për sulmin e portokallezinjve. Siç edhe bënë zakonisht, Daja nuk pritet të bëjë ndryshime rrënjësore në formacion për dallim nga ndeshja e kaluar dhe mund ta shohim 11-shen startuese sikurse ajo në Prishtinë.





























