Manchester City i Pep Guardioles fitoi Superkupën e Evropës pas ekzekutimit të penalltive kundër Sevillas, transmeton VAR Kosova.
Në këtë mënyrë, Pep Guardiola u bë trajneri i parë që fiton Superkupën e Evropës me tri klube të ndryshme (Barcelona, Bayern, Manchester City), teksa barazoi Carlo Ancelottin për numrin e triumfit në këtë kompeticion (4).
Guardiola tashmë ka 36 trofe në karrierë si trajner teksa vetëm Sir Alex Ferguson ka më shumë me 49 trofe të fituar për Aberdeen dhe Manchester United.


























