Më 9 shtator, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arenë e përballjes ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropin “EURO 2024”.
Trajneri i helvetikëve, Murat Yakin tashmë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë ballafaqim, ku në mesin e të ftuarve janë edhe katër lojtar shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.
Kujtojmë që Uran Bislimi kishte pranuar ftesën e Kosovës, por pastaj e kishte refuzuar ardhjen.






























