Harry Maguire raportohet se do të qëndrojë në “Old Trafford”, pasi transferimi i tij në West Ham ka dështuar.
Sipas The Guardian, West Hami është larguar nga gara për të nënshkruar me mbrojtësin anglez, pasi ai nuk ka gjetur akoma marrëveshje me Unitedin.
Besohet se Maguire dëshiron të paktën shtatë milionë euro, në mënyrë që të largohet nga Unitedi, pasi që duhet të ulë pagën nëse lëviz në Londër.
Kështu West Hami është bërë nervoz për zvarritjen e marrëveshjes dhe do të fokusohet në objektiva të tjerë.
Kujtojmë, që Maguire nuk është më kapiten i Unitedit dhe është vënë në shitje nga klubi.


























