Talenti me origjinë nga Kosova i Bayern Munich, Arijon Ibrahimovic është afër kalimit në Serie A, transmeton VAR Kosova.

17 vjeçari i lindur në Nurmberg me prindër nga Kosova, duket se do të largohet nga Bayerni për shkak të mungesës së minutave në ekipin e parë te udhëhequr nga Thomas Tuchel.

Në bazë të raportimeve të gazetarit italian, Di Marzio, Arijon Ibrahimovic do të i bashkohet Frosinone Calcio.