Atletico kishte nevojë për një goditje fantastike si ajo e Memphis Depay nga 25 metra për të vulosur në një fitore 3-1 ndaj Granadës në “Metropolitano” në hapjen e La Ligës. Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni ishte për 90 minuta në fushën e lojës, por pa mundur të linte gjurmë.

Në fund, pati kohë edhe për një gol të Llorente në minutën e 98-të dhe kështu me rezultratin 3-1 vendasit ia dolën ta ruanin me sukses avantazhin duke koleksionuar tre pikët e para të kampionatit.