Albion Rrahmani ka përfunduar zyrtarisht transferimin nga Ballkani te Rapidi i Bukureshtit, transmeton VAR Kosova.

Qendërsulmuesi 22 vjeçar nga Podujeva është prezantuar si lojtar i i ri i Rapidit, teksa vlera e transferit besohet të jetë 600 mijë euro.

“Unë ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Dua t’i tregoj sa më shpejt vlerën time tifozëve dhe klubit. Mezi pres të debutoj dhe të kem disa paraqitje.

Zgjodha Rapidul-in për shkak të projektit që synohet të zbatohet këtu. Është një projekt shumë i mirë dhe e ndjeva se ishte zgjidhja më e mira të isha këtu”, tha Rrahmani për fcrapid.ro.

Rapidi është një nga klubet më të sukseshme në Rumani, duke u shpallur kampion në 3 raste si dhe duke fituar Kupën e Rumanisë 13 herë.

Sezoni e kaluar Rapidi përfundoi në vendin e 5-të.

Image