Konfederata Braziliane (CBF) ka njoftuar përjashtimin e Antony nga lista e lojtarëve të grumbulluar nga Fernando Diniz për dy ndeshjet e ardhshme të Seleçaos. “Për shkak të fakteve të bëra publike të hënën, të cilat kërkojnë hetim”, federata preferoi ta largonte atë nga skuadra për të “ruajtur” të gjitha palët e interesuara.
Sulmuesi i Manchester United (23), I cili ka zhvilluar 16 ndeshjeme Selecaon dyshohet për dhunë në familje ndaj ish të dashurës së tij Gabriela Cavallin.
Sipas medias braziliane UOL, lojtari shumë xheloz, e kishte goditur atë disa herë këtë vit, madje duke i shkaktuar edhe nevojën e një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas “The Telgraph”, një hetim është hapur tashmë nga policia e Mançesterit.
Për të zëvendësuar Antonin, Diniz kujtoi Gabriel Jesus (Arsenal). Brazili do të nisë fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në zonën e Amsud, kundër Bolivisë të shtunën përpara se të udhëtojë në Peru katër ditë më vonë.




























