Shkodran Mustafi ka gjasa të mëdha që të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit, ka bërë të ditur “Tuttosport” të martën.

Gazeta italiane shkruan se Juventusi tashmë e ka kontaktuar Mustafin, i cili është në negociata edhe me Sampdorian, ekip që bën gara në Serie B.

Thuhet se Mustafi te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen, duke pasur parasysh përvojën e tij dhe ekipi italian tashmë ka bërë gati ofertën për të. Mustafi, aktualisht është lojtar i lirë dhe mësohet se Juventusi i ka ofruar kontratë deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 31-vjeçari është pa klub prejse ka përfunduar edicioni i shkuar pasi i skadoi kontrata me Levanten.

Ai është rikuperuar nga lëndimi dhe po shqyrton ofertat për të ardhmen e tij. Gjatë karrierës, Mustafi ka luajtur edhe për Schalken, Arsenalin e Valencian. Ndërsa, në Serie A ka qenë pjesë e Sampdorias.