Selektori i Kosovës ka Primoz Gliha ka bërë përzgjedhjen e fundit me futbollistët e ftuar për ndeshjen e sotme kundër Zvicrës.

Në faqen zyrtare të UEFA-së është publikuar lista me 23 futbollistët e Kosovës.

Gliha gjatë grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator ka ftuar plot 27 futbollist, ndërsa katër prej tyre nuk janë në list për ndeshjen e sotme.

Zymer Bytyqi, Kreshnik Hajrizi, Andi Hoti dhe Valon Zumberi janë futbollistët që nuk janë ftuar nga tekniku slloven, transmeton Indexonline.

Ndeshja Kosovë – Zvicër është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatin Evropian “Euro 2024”, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45.