Përfaqësuesja e Zvicrës është më e vlefshme sesa ajo e Kosovës thuajse trefish sipas vlerave të lojtarëve të skuadrave të ftuara për këtë ndeshjes.

Sipas vlerave zyrtare në faqen e specializuar të statistikave dhe transferimeve Transfermarkt, Zvicra vlen pothuajse trefish më shumë se Kosova.

Ekipi i Helvetikëve i përbërë nga 22 lojtarë ka një vlerë tregu prej 249.30 milionë eurosh.

Në anën tjetër, ekipi i Kosovës i përbërë nga 28 lojtarë ka një vlerë tregu prej 98.40 milionë eurosh.Lojtari më i vlefshëm në ekipin e përzgjedhësit Primoz Gliha është Amir Rrahmani i Napolit me vlerë 25 milionë euro.