Kombëtarja gjermane është bërë më në fund me një trajner të ri.

Nagelsmann është emëruar në krye të stolit të “Pancerave”. Ish-tekniku i Bayern Munich do të drejtojë skuadrën në Euro 2024.

Në pyetjen për uljen e pagës për t’u bashkuar me kombëtaren: “Nuk dua asnjë dafina për këtë. Nuk dua të lexoj asnjë fjalë lavdërimi në shtyp. Jam i lumtur që mund ta bëj këtë punë. Për mua ka të bëjë me kauzën, turneun dhe rrugën atje.”

Nageslmann pranoi ulje të rrogës nga 8 milionë në 4 milionë euro në vit për të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë