Manchester Unitedi ka prezantuar futbollistin Sofyan Amrabat.
Amrabati ka shkuar në formën e huazimit për 10 milionë euro, teksa Djajtë e Kuq do të kenë mundësinë ta nënshkruajnë për 20 milionë euro në qershor të vitit të ardhshëm.
Sipas “The Athletic” Manchester United detektoj një problem që mesfushori maroken ka me shpinë gjatë testeve mjekësore. Megjithatë ky problem, nuk besohet të jetë shumë serioz.
Ai ishte pjesë e Fiorentinës në sezonin e shkuar, ku arriti deri në finale të Ligës së Konferencës.
Tani, ai do të vazhdojë karrierën në Angli, ku pritet të debutojë pas dy jave, pasi që të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve.




























