Ballkani ka njoftuar se kanë transferuar Bernard Karricën.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, kampioni në fuqi prezantuan ardhjen e re.
Klubi nga Suhareka ka transferuar sulmuesin e talentuar nga skuadra kroate Rijeka.

Karrica e ka nisur karrierën te Gjakova, derisa ka bërë karrierë edhe te akademia e Dinamo Zagrebit si dhe në Slloveni si i huazuar nga Rijeka.
22-vjeçari luan në rolin e sulmuesit anësorë derisa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21.




























