Granit Xhaka ndihet krenar dhe i nderuar me rekordin e ri që e theu në Kombëtaren e Zvicrës.
Ylli kosovar e arriti shifrën e 118 ndeshjeve me “Helvetikët”, duke e arritur legjendën zvicerane, Heinz Hermann.
Përfaqësuesi zviceran luajti kundër Bjellorusisë mbrëmë për të hyrë në histori të Kombëtares zvicerane.
Futbollisti i Bayer Leverkusenit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka shprehur ndjenjat e tij dhe lumturinë që ia solli kjo arritje.
“Ishte gjithmonë nder dhe privilegj i madh të luaja për Zvicrën” – shkroi ai.
Ndërkohë trajneri i parë që i dha debutimin me Zvicrën, Ottmar Hitzfeld, në një intervistë për BILD u shpreh se Xhaka është personifikimi i klasit botëror.
“Granit gjithmonë e dinte se çfarë donte. Nuk më është dashur kurrë të shqetësohem për performancën e tij” – deklaroi ai.




























